Michael J Fox, 57 vjeç mbledh fonde për të sëmurët nga Parkinson

  • 13 November 2018 - 08:48
Michael J Fox, 57 vjeç mbledh fonde për të sëmurët nga Parkinson

Michael, 57 vjeç, dukej energjik në qilimin e kuq, i veshur me kostum, me një kravatë të kaltër dhe të kuqe. Aktori buzëqeshte përkrah gruas së tij prej 30 vjetësh, Tracy, 58 vjeçe, e cila, nga ana e saj, shkëlqente me një veshje dypjesëshe, ku në sy binte sidomos bluza bardhezi, me dizajnë lulesh.

Kanë kaluar më shumë se 20 vjet qyshkur Michael J. Fox është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit, një sëmundje e cila dihet se shkakton dridhje të forta. Por, kjo nuk e ka penguar atë që të dalë në skenë me legjendaren Joan Jett me rastin e mbrëmjes vjetore gala të fondacionit që mban emrin e aktorit, me titull "A Funny Thing Happened on the Way to Cure Parkinson", në qytetin e Nju Jorkut. Falë pjesëmarrjes së madhe të të famshmëve, kjo mbrëmje çdo vit arrin që të mbledhë me miliona dollarë, para që shkojnë për shërimin e sëmundjes së Parkinsonit. Michael, 57 vjeç, dukej energjik në qilimin e kuq, i veshur me kostum, me një kravatë të kaltër dhe të kuqe. Aktori buzëqeshte përkrah gruas së tij prej 30 vjetësh, Tracy, 58 vjeçe, e cila, nga ana e saj, shkëlqente me një veshje dypjesëshe, ku në sy binte sidomos bluza bardhezi, me dizajnë lulesh. Dhe, mikpritësit e kësaj mbrëmjeje morën një mbështetje të madhe edhe nga fëmijët e tyre të shumtë.  

Sëmundja shkakton humbje të aftësive motorike

Binjakët Schuyler Fox dhe Aquinnah Fox, 23, Sam Fox, 29 dhe Esme Fox, 17 ishin përpjekur me çdo kusht që t'iu bënin përshtypje të mirë prindërve, të cilët i futën në mes. Ylli nga filmi "Spin City" ishte diagnostikuar me sëmundjen në fjalë në vitin 1991. Sëmundja e Parkinsonit është sëmundje neurodegjeneruese që shkakton dridhje dhe, pasi që sëmundja të përkeqësohet, shkakton edhe humbje të aftësive motorike. Michael deklaroi për revistën "People" se, pasi që ishte diagnostikuar, ai në fillim ishte dhënë pas alkoolit, gjë që kishte dëmtuar martesën e tij. Vetëm në vitin 1998 aktori kishte bërë publike diagnozën e tij ku, dy vjet më vonë, ai themeloi fondacionin për mbledhjen e fondeve për këtë sëmundje. Çdo vit mbahet nga një mbrëmje gala, me qëllim të mbledhjes së të hollave për gjetjen e një ilaçi për këtë sëmundje. 

Michael shpreson se shkencëtarët do të jenë në gjendje ta gjejnë ndonjë ilaç për këtë sëmundje

Vitin e kaluar gjatë kësaj mbrëmjeje u mblodhën më shumë se 5 milionë dollarë. Këtë vit aktori mori mbështetje nga bashkautori i tij nga fimi "Back to the Future", Christopher Llyod, 80 vjeç. Doc dhe Marty McFly buzëqeshën për disa fotografi të përbashkëta me rastin e këtij eventi, 33 vjet pasi që filmi i tyre u dha për herë të parë. Ylli i muzikës rok, Joan Jett, doli në skenën e mbrëmjes bashkë me Michael-in dhe, që të dy, bënë 'kërdinë' me kitara elektrike. "New York Times" e quajti fondacionin e yllit të "Teen Wolf", "zërin më të besueshëm në botë rreth kërkimeve për gjetjen e ilaçit të sëmundjes Parkinson'. Kemi të bëjmë me financierin më të madh në botë për gjetjen e ilaçeve kundër sëmundjes Parkinson, prandaj edhe vetë Michael ka thënë se beson që, brenda 5 vjetësh, shkencëtarët do të jenë në gjendje ta gjejnë ndonjë ilaç për këtë sëmundje. 

 

(Kosova Sot)