Mid'hat Frashëri, gjurmët në historinë e diplomacisë shqiptare

  • 13 November 2018 - 08:51
Mid'hat Frashëri, gjurmët në historinë e diplomacisë shqiptare

"Eshtrat e Mid'hat Frashërit vijnë në tokën mëmë pikërisht në 110- vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke vënë në vend amanetin e tij që të prehej në paqe në Shqipëri, pas 69 vitesh, shprehet ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, duke theksuar se, "nipi i Frashërllinjve, Naimit dhe Samiut, Mid'hati ishte një nga figurat më të rëndësishme të gjysmës së parë të shekullit të '20". "Histori e Diplomacisë Shqiptare" pasqyron këtë javë nëpërmjet dëshmive arkivore pjesë të punës së tij diplomatike në pozicionet tepër të rëndësishme që mbajti në fillesat e shtetformimit shqiptar. Mid'hat Frashëri, personalitet politik e shtetëror, diplomati që la gjurmë në historinë e diplomacisë shqiptare. Mid-hat Frasheri lindi në Janinë, me 25 mars 1880. Ai ishte djali i atdhetarit të shquar Abdyl Frashëri. Arsimin e mesëm e kreu në Liceun Perandorak të Gallata Saray, dhe në vitin 1904, mbaroi Shkollën e Lartë Administrative po në Stamboll. Në vijim shërbeu në periudha të ndryshme në administratën osmane në vise të ndryshme të Perandorisë.

 

(Kosova Sot)