Shitjet e biletave të turneut të 'Spice Girls' thyen rekordin në Britani

  • 13 November 2018 - 14:16
Shitjet e biletave të turneut të 'Spice Girls' thyen rekordin në Britani

Lajmi për ribashkimin e bendit të njohur 'Spice Girls', nga fansat ishte mirëpritur me entuziazëm. Katër anëtaret e këtij grupi, përveç Victoria Beckhamit, janë bashkuar për të mbajtur një turne vitin e ardhshëm në Britani të Madhe. Ky entuziazëm i fansave ka vazhduar edhe tani, pasi që kanë qenë shumë të interesuar për të blerë bileta për këtë turne në momentin kur ishin të gatshme për shitje. Interesimi për bileta ishte aq i madh saqë shitjet e biletave kanë thyer rekordin në Britani të Madhe. Miliona fansa kanë hyrë në uebfaqen 'Ticketmaster' dhe në një pikë 700,000 fansa kanë kërkuar që të blejnë biletat e turneut.

 

(Kosova Sot)