Krijuesi i "Spider-Man", "X-Men" dhe 'Avengers", rigjallëroi industrinë e komedisë me superheron

  • 14 November 2018 - 08:40
Krijuesi i

Shkrimtari i librave komikë, Stan Lee, bashkë-krijues i personazheve "Iron Man", "the Fantastic Four", "Spider-Man", "Daredevil" dhe "X-Men", ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçe. Lee, që ishte bashkuar me artistët si Jack Kirby dhe Steve Ditko, ka rigjallëruar industrinë e komedisë me superheronjtë e tij, duke ju dhuruar jetë emocionale ngjyrave komplekse të aventurave të tyre krejt aksion. Si shkrimtar dhe botues i ngarkuar që tregimet e shumta të jenë në lëvizje në të njëjtën kohë, Lee i ka bërë bashkë në një botë të imagjinuar ku "Iron Man" ka bashkuar forcat me "Fantastic Four", dhe "Captain America". "Marvel Universe" që i ka krijuar ai nga letra në ekran në seri televizive dhe në adaptime në film duke ndryshuar fytyrën në kulturën popullore."Ai ka ndjerë një obligim për adhuruesit e tij që të jetë gjithmonë duke krijuar" thotë e bija e tij J.C. Lee në një deklaratë për "Reuters". "Ai e ka dashur jetën e tij dhe ai pëlqen atë që ka bërë për të jetuar. Familja e tij e ka dashur shumë dhe adhuruesit e tij po ashtu e kanë dashur. Ai ishte i pazëvendësueshëm". Ajo me këtë rast nuk kishte çmendur shkaktarin që kishte ndikuar në vdekjen e tij, por sipas "TMZ", një uebsajt i yjeve ka thënë se një ambulancë ishte ftuar në shtëpinë e tij në "Hollywood Hills", të hënën herët në mëngjes dhe se ai kishte ndërruar jetë te "Cedars-Sinai Medical Center". 

"Unë i kam shkruar tregimet"

I lindur si Stanley Martin Lieber në "Manhattan's Upper West Side", në vitin e largët 1922, fëmijëria e Lee-s ishte shënuar me Depresionin e Madh. Në librin e tij autobiografik të botuar në vitin 2002, me titull "Excelsior", Lee përshkruan ngjarjen se si i ati i tij kishte vështirësi për të gjetur një punë të qëndrueshme: "Ishte një ndjenjë që është gjëja më e rëndësishme për një burrë, të jetë i zënë, t'i nevojitet dikujt" ka shkruar ai. Në moshën 17 vjeçe, Lee ka gjetur punë në kompaninë e publikimit që ishte pronë e një të afërmit të tij, Martin Goodman, ku ka filluar të shkruajë skripte për superheronj dhe mistere komike. Kur Goodman dështoi në vitin 1941, Lee e gjeti vetën në pozitën si botues kryesor në moshën 19 vjeçe. Lee ka kaluar njëzet vitet e ardhshme duke dhënë zërin për kauboj, policë dhe kryqëzata. Sipas Lee, Goodman e kishte vërejtur se një ekip rival i superheronjëve po garonin. Duke shkruar në vitin 1974, Lee kishte vendosur të bënte 'diçka më ndryshe'. Kjo ishte "ajo që po kërkonte", vazhdon ai. Ai ka shkruar përmbledhjen e parë të detajuar për artistin Jack Kirby, "e pjesa tjetër është histori". Por Kirby ka kujtuar krijimin e "Fantastic Four" më ndryshe. Duke folur për "Comics Journal", më 1989, Kirby ka pohuar se ideja ishte e tij, duke insistuar se "Lee dhe unë kurrë nuk kemi bashkëpunuar në asgjë … unë kam shkruar tregimet sikur që kam bërë gjithnjë". 

Librat komik

Deri në vitin 1970, Kirby ka thënë se kishte "mbushur Marvel-in" dhe ishte larguar për "DC Comics". Familja e tij kishte fituar një marrëveshje multi milionëshe nga "Marvel" në vitin 2014, pas së cilës Kirby dhe Lee ishin cilësuar si bashkë-krijues. Kompania "Marvel" ka publikuar qindra personazhe të bashkë-krijuara nga Lee, përfshirë "Iron Man", "Thor", "Hulk", "SpiderMan", "Doctor Strange" dhe "Silver Surfer'. Me kaq shumë tregime që po udhëhiqte në të njëjtën kohë, Lee filloi të hiqte dorë nga personazhet nga një te tjetri, duke krijuar një gjithësi imagjinuese për lexuesit për të eksploruar - që kishte bërë të tjerët që të blejnë tregime. Pasi që kishte kaluar më shumë se tri dekada duke shkruar skripta për çdo ditë, Lee kishte marrë një rol të ri si botues te "Marvel Comics" në vitin 1972. Duke vu shikimin në zgjerimin e botës, ai ka dërguar personazhet e "Marvel" në libra komik derisa ishte bashkuar me Kirby-np për herë të fundit në vitin 1978 për të prodhuar një libër "Silver Surfer". Lee e konsideroi rolin e tij si fytyrë publike e kompanisë, duke u bërë një fiksim në skenë derisa ai ishte njeriu i madh, i vjetër për industrinë komike. Në vitin 1980, ai u bart në Los Anxhelos, duke tentuar të lansojë krijimet e tij në TV dhe film. Adaptimi i viteve 1990 të "Captain America" shkoi drejt e në video, derisa një version me pak buxhet i filmit "Fantastic Four", nga viti 1994 kurrë nuk u realizua. Ishte viti 2000 me filmin e Bryan Singer të "XMen", me Hugh Jackman, Patrick Stewart, Ian McKellen dhe Halle Berry, që solli suksesin. 

 

(Kosova Sot)