Arta Dobroshi me rol kryesor në filmin "Emili"

  • 14 November 2018 - 10:54
Arta Dobroshi me rol kryesor në filmin

Kanë nisur xhirimet e filmit të metrazhit të gjatë ku me rol kryesor është aktorja kosovare Arta Dobroshi. Me regji të Ajola Daja, ky film ka një kastë shumë të përzgjedhur të aktorëve, të cilët tashmë janë duke rrumbullakuar karakteret e tyre para kamerës. Vetë Ajola Daja ka treguar për KultPlus se filmi "Emili", ka nisë xhirimet më 5 nëntor dhe xhirimet do të mbyllen për 25 ditë, kurse xhirimet tashmë janë duke u realizuar në Tiranë. "Filmi flet për Emili, e cila është e abuzuar nga bashkëshorti, dhe e njëjta kërkon ta marr djalin e saj 6 vjeçar. Në mungesë të autorizimit të babait për djalin e vogël, Emili duhet të përballet me vjehrrën e saj", ka thënë Daja për KultPlus.

 

(Kosova Sot)