"The Remigrant" me regji të Astrit Alihajdarit shfaqet në Milano

  • 14 November 2018 - 10:56

"The Remigrant" me regji të Astrit Alihajdarajt, është filmi 18 minutësh i cili vetëm gjatë muajit tetor dhe nëntor ishte pjesë e katër festivaleve të ndryshme. Filmi i Alihajdarit, së fundmi do të shfaqet më 17 nëntor në SOUQ Film Festival in Milano. The Remigrant" ishte pjesë edhe i festivaleve si Europanorama - Oslo International Short Film Festival, LINZ International Film Festival, International Film Festival në Bottrop, Germany. "The Remigrant" është filmi i cili e sjellë për herë të parë në rolin e regjisorit aktorin e njohur Astir Alihajdari. Ky film flet për shumë tema në të njëjtën kohë. Migrimi, harmonia në familje, edukimi i fëmijëve, janë disa nga temat që jetësohen përmes aktorëve: Florist Bajgora, Ilire Vinca, Veton Osmani dhe Leze Qena.

 

(Kosova Sot)