Loredana, e nominuar për çmimin 'Hip Hop' në Gjermani

  • 15 November 2018 - 08:10
Loredana, e nominuar për çmimin 'Hip Hop' në Gjermani

Loredana ka treguar se është nominuar për një çmim shumë të rëndësishëm në Gjermani, siç është BEST HIP HOP ACT. Ka qenë vetë reperja, e cila ka postuar në 'Instagramin' e saj një shkrim të gjatë ku i kërkon fansave mbështetjen e tyre. Ajo është e vetmja femër dhe e vetmja shqiptare e nominuar në këtë kategori. Loredana në postimin e saj shkruan se nuk i intereson çmimi i parë, por i mjafton mbështetja e madhe e fansave dhe lumturia që ato i dëgjojnë kaq shumë këngët. Ajo i është mirënjohëse gjithsecilit prej atyre që klikon projektet e saj.

 

(Kosova Sot)