Rrëfimi për njerëzit që vrasin të tjerët dhe në fund edhe veten

  • 15 November 2018 - 16:12
Rrëfimi për njerëzit që vrasin të tjerët dhe në fund edhe veten

"Netflix" do ta japë këtë film si një dhuratë të tij për fundvit, më 21 dhjetor. Bier, e cila me trilerin e saj danez të vitit 2010, "In A Better World", mori çmimin 'Oskar' për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, shërben një botë krejtësisht të ashpër këtu, në të cilën njerëzit që sapo janë normalë minutën tjetër bëhen të krisur, duke vrarë të tjerët dhe veten.
 
 

Te filmi "A Quiet Place" personazhet nuk guxonin të flisnin, meqë përbindëshat vrastarë kishin aftësi të madhe dëgjuese. Tani, shtatë muaj më vonë, të gjithë personazheve të filmit iu duhet që t'i lidhin sytë kur të dalin jashtë, përndryshe ajo që do të shohin do t'i shtyjë që menjëherë të bëjnë vetëvrasje. Filmi "Bird Box" është një horror klasik, me aktoren Sandra Bullock dhe me regjisoren Susanne Bier në një performancë të mrekullueshme. Me premierën në Festivalin e filmit 'AFI' në Los Anxheles, ky është një film me premisë të mençur, i cili nuk tradhton instinktin themelor të adhuruesit të filmave horror.

Fshehja në shtëpi

"Netflix" do ta japë këtë film si një dhuratë të tij për fundvit, më 21 dhjetor. Bier, e cila me trilerin e saj danez të vitit 2010, "In A Better World", mori çmimin 'Oskar' për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, shërben një botë krejtësisht të ashpër këtu, në të cilën njerëzit që sapo janë normalë minutën tjetër bëhen të krisur, duke vrarë të tjerët dhe veten. Askush nuk e di çka është duke ndodhur, apo pse është duke ndodhur kjo, por një linjë e hershme e dialogut e përmbledhë këtë, edhe sikur të mos shërbente si burim i një thënieje sikur nga marketingu: "If you look, you will die" (Nëse shikoni, do të vdisni). Në kaosin rezultues, rreth një duzinë njerëzish mbyllen në një shtëpi private, duke u fshehur dhe me qëllim që të mos e lënë askënd tjetër të hyjë brenda. 

Piktorja e vetmuar

Shtëpia në pyetje është ajo e Douglasit (John Malkovich), një ekstremist, të cilit nuk i pëlqen aspak fakti që të huajt i kanë hyrë në shtëpi. Dhe, njerëzit që kishin hyrë në atë shtëpi, nuk mund të ishin më të ndryshëm. Personazhi i aktores Bullock, Malorie, është një piktore, e vetmuar, ku motra e saj Jessica (Sarah Paulson) mund të jetë edhe shoqja e saj e vetme. Nuk vonon dhe Malorie lindë fëmijën e saj të parë. E njëjta gjë vlen edhe për frikacaken Olympia (Danielle Macdonald). Pastaj, strehim në atë shtëpi kërkon Tom (Trevante Rhodes), një veteran i ri i luftës irakiane i cili interesohet për Malorien, përkundër gjendjes së saj; Charlie (Lil Rel Howery), shkrimtar miqësor i zhanrit fantastik-shkencor dhe Greg (BD Wong), me gjasë njeriu më i mençur në dhomë.  

 

(Kosova Sot)