Pence: Agresioni nuk ka vend në rajonin e Indo-Paqësorit

  • 16 November 2018 - 14:51
Pence: Agresioni nuk ka vend në rajonin e Indo-Paqësorit

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, u ka thënë liderëve të kombeve të Azisë Juglindore të enjten se në rajonin Indo-Paqësor nuk ka vend për "perandori dhe agresion", koment, i cili mund të jetë interpretuar si referencë për rritjen e ndikimit të Kinës, transmeton Reuters. Pence nuk ka përmendur Kinën në deklaratat e tij teksa ka nisur punimet samiti i Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglinfore (ASEAN) në Singapor, mirëpo ka theksuar që sikurse shtetet e mëdha, ashtu edhe ato të vogla duhet të zhvillohen në këtë rajon. Liderët që po marrin pjesë në këtë samit, kanë paralajmëruar që rregulli botëror pas Luftës së Dytë Botërore është në rrezik dhe tensionet tregtare në mes të Uashingtonit dhe Pekinit mund të nxisin "efekt domino" të masave proteksioniste nga shtetet tjera.

(Kosova Sot)