Rrëfimi për legjendat e botës kriminale

  • 18 November 2018 - 08:19
Rrëfimi për legjendat e botës kriminale

Njëra nga sagat më pak involvuese të krimit që pritet të mposhtet nga ndokush që dikur ishte yll filmi, filmi i regjisorit Jodi Scurfield, me titull "Speed Kills" ofron aktorin John Travolta në rolin e një garuesi të vetëkënaqur me motoskaf, i cili ka probleme si me kriminelët, po ashtu edhe me ligjin. Në një karrierë e cila përfshin si momentet e papërshtatshme të llojit të L. Ron Hubbardit, por edhe me kthesa të këndshme, kurrë nuk ka qenë e sigurt të thuash se Travolta nuk është më në lojë. Por, me këtë film tepër të pajetë, i cili bën pjesë diku midis kritikave tipike ndaj Gotti-t dhe filmave të tjerë të lirë, duke përfshirë një film me regji të Fred (Limp Bizkit) Durst, atëherë mund të thuhet se viti 2018 mund të jetë viti që do ta dëmtojë atë përfundimisht.

LANSKY ËSHTË VETËM NJËRI NGA DËSHTIMET NË NJË SKENAR PLOT ME QORRSOKAKË

Bazuar në një libër kriminalistik, me titull të njëjtë, filmi përqendrohet te garuesi nga jeta reale dhe sipërmarrësi Don Aronow, si Ben Aronoff, me gjasë me qëllim që të mund të spekulojë në lidhje me bizneset e tij me legjendën e botës kriminale Meyer Lansky, pa u ballafaquar me padi. Por, bërësit e këtij filmi do të duhej të ishin më të shqetësuar rreth padive për shpifje nga patundshmëria "Lansky": Gangsteri i cili frymëzoi Hyman Roth nga filmi "The Godfather", kurrë nuk ka qenë më pak interesant sesa që është tani dhe që luhet nga James Remar. Lansky është vetëm njëri nga dështimet në një skenar plot me qorrsokakë. Ky film është më shumë një listë ngjarjesh, sesa një rrëfim, duke u zhvilluar rreth diçkaje që zor mund të quhet personazh. Filmi fillon me një takim bizar, në të cilin një i huaj (Tom Sizemore) paraqitet në zyrën e Aronoffit dhe tenton ta frikësojë atë; Aronoff ia dërgon atij pakon, derisa një figurë tjetër misterioze vjen për ta vrarë Aronoffin, gjë që edhe e bën në parking. Më pas kthehemi 25 vjet prapa, në Nju Xhersin e vitit 1962, kur Aronoff - duke mos u dukur aspak më i ri sesa në skenat paraprake - është i gatshëm që të lejë prapa një karrierë të suksesshme në ndërtimtari, në këmbim të diçka të reje në Majami. Sikur një film tjetër, me një rol të dyfishtë, thotë ai. Duke u vendosur në shtëpinë e re të tij atje, ai përpiqet që ta qetësojë gruan e tij (Jennifer Esposito), duke përdorë një tekst arrogant:"Tani je duke u varur me Tarzanin - mbahu"!

BIZNESI ME MOTOSKAFË

Aronoff me të vërtetë luhatet, por gruaja e tij nuk merr pjesë. Fansat do të donin ta shihnin Travoltën 64-vjeçar të flirtonte dhe të bënte për vete femra shumë më të reja, edhe nëse ata, për një moment, i zë gjumi. Gjatë pjesës më të madhe të filmit, aktori Travolta ia vë syrin të dashurës trofe të mbretit të Jordanisë, së cilës i vardiset në dyshemenë e vallëzimit. Duke e parë aktorin në skenat e këtij filmi, kurrë nuk do t'ua kishte marrë mendja se, dikur, ai ka luajtur role të tilla, si Vincent Vega, Tony Manero dhe Danny Zuko. Ajo grua (personazhi i Katheryn Winnick, Emily Gowen), natyrisht, nuk mund t'i rezistojë sharmit të Aronoffit. Së shpejti ajo bëhet gruaja e tij, ku skenari nuk ka përfshirë fare familjen e tij nga Xhersi. Sido që të jetë, romanca çimentoset pasi që Aronoff mbijeton një garë nëpër valët e ngjashme me "Perfect Storm", duke iu rikthyer përsëri asaj. Debutimi regjisorial i Scurfieldit është i tëri i ngathtë, duke filluar nga performanca turpëruese e Kellan Lutz (i cili luan rolin e nipit të Lansky't), e deri te montazhet e dobëta, të cilat tentojnë që të na bindin rreth karrierës së dytë të Aronoffit, si garues dhe si prodhues të barkave motoskafëve. Pjesa më e madhe e asaj pune është bërë me anë të montazheve të fotografive dhe të incizimeve "slow-motions" të lëvizjeve gjoja të shkathëta të Travoltas, i cili nuk duket aspak bindës, sidomos në skenat në ujë. Diku, përgjatë rrugës, biznesi me motoskafë ka probleme me para dhe Aronoff fillon që të bëjë dërgesa për gangsterët dhe trafikuesit e drogës, të cilëve ua shet modelet e tij më të shtrenjta. Por, ai motoskafët e tij ua shet edhe rojeve të bregdetit, për t'i ndjekur kriminelët me to, një ironi të cilën filmi nuk arrin që ta përdorë qoftë edhe për ta shkaktuar një të qeshur. Marrë në përgjithësi, kemi të bëjmë me një film tepër të parashikueshëm. 

 

 

(Kosova Sot)