Njerëzit duke u ngutur në rutinat e tyre të përditshme

  • 30 April 2016 - 17:01
Njerëzit duke u ngutur në rutinat e tyre të përditshme

Kritikë e filmit 'Mother's Day'

Të gjithë vonohen kudo, në këtë lloj të komedive

Në komedinë e fundit të regjisorit Garry Marshall, rolet kryesore i luajnë: Jennifer Aniston, Julia Roberts, Kate Hudson dhe Jason Sudeikis

Edhe nëse nuk i keni parë dy filmat paraprakë të regjisorit Garry Marshall, nuk do t’ju duhet shumë kohë për të parë se çfarë filmi është “Mother's Day”. Shenjat janë aty, që në minutat e parë: një këngë e gjallë pop në fillim, njerëzit duke u ngutur në rutinat e tyre të përditshme (të gjithë vonohen kudo, në këtë lloj të komedive), një dialog jo i qëlluar (kur një grua i bërtet të birit pse nuk kishte veshur brekët, ky i fundit ia kthen: kësaj i thonë liria e topave, nënë).

Filmi “Mother’s Day” është i keq që nga fillimi dhe nuk bëhet më i mirë as më tej. Një pjesë e problemit është strukturale. Filmat për Ditën e Valentinit dhe ata për Vitin e Ri erdhën me emra më të mëdhenj, duke mos na mërzitur me askënd për një kohë të gjatë (nuk ju pëlqen Katherine Heigl? Ja ku e keni Ashton Kutcherin dhe Lea Michele-in të ngujuar në një lift!). Filmi “Mother's Day” ka më pak personazhe dhe ngjarje, me një gjatësi prej 118 minutash, duke krijuar premisat që ky film të na mërzitë që nga fillimi e deri në fund, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

Lidhjet problematike

Jennifer Aniston luan rolin e Sandy-t, një nëne të shkurorëzuar nga Atlanta, me dy fëmijë, ku ish-burri i saj (Timothy Olyphant) papritmas “përzien diçka” me një femër të re e të bukur (Shay Mitchell). Shoqja më e mirë e Sandy-t, Jesse (Kate Hudson) jeton me djalin dhe burrin Russell (Aasif Mandvi), por këtë ende nuk e dinë prindërit e saj konservatorë, Flo dhe Earl (Margo Martindale dhe Robert Pine) meqë Russell ka origjinë indiane derisa Flo dhe Earl janë racistë injorantë. Motra e Jesse-it, Gabi (Sarah Chalke), në ndërkohë iu ka treguar prindërve se ka një të fejuar me emrin Steve, derisa në realitet jeton me një femër të quajtur Max (Flo dhe Earl janë edhe homofobikë).

Jason Sudeikis e luan rolin e Bradley-t, një vejani të cilit ia kanë vrarë gruan (marinse) në luftë (ajo paraqitet për një kohë të shkurtër, rol që luhet nga Jennifer Garner). Fëmijët e tyre, Rachel (Jessi Case) dhe Vicky (Ella Anderson), japin tërë mundin e tyre që ta tolerojnë pasionin tepër të madh të Bradley-t rreth futbollit.

Julia Roberts (ende besnike ndaj regjisorit të saj, nga filmi ‘Pretty Woman’, pas tërë këtyre viteve) luan rolin e Mirandas, një pasanikeje, e cila përkundër asaj se nuk ia di skajin pasurisë së saj, ka një pamje prej fukarai. Miranda ka një sekret, i cili përfshin Kristinën (Britt Robertson), një nënë të re, e cila nuk është e sigurt a dëshiron të martohet me babanë e bebes së saj, një komik tepër të talentuar britanik, të quajtur Zack (Jack Whitehall).

Skenari i filmit është aq i pangjyrë, saqë ngjan me një “zhurmë të bardhë”

Sikur që mund ta merrni me mend, këto ngjarje të ndryshme kanë të bëjnë me titullin e filmit, me festën e nënës, pra. Por, në ndërkohë ne ballafaqohemi me një dasmë të bukur, një krizë mjekësore, disa pajtime, disa ndarje dhe një ‘selfie’. Në këtë film, si dhe në të gjithë filmat e këtij regjisori, paraqitet Hector Elizondo, duke iu vardisur Julia Robertsit.

Dhe, nuk kemi qarë pa folur edhe rreth skenarit. I shkruar nga Anya Kochoff Romano, Matt Walker dhe Tom Hines, skenari i filmit “Mother's Day” është aq i pangjyrë, saqë ngjanë me një “zhurmë të bardhë”.

Qeshjet më të mëdha në filmin “Mother's Day” shkaktohen kur i biri i Sandy-t gabimisht vesh mbrapsht kostumin e tij të luanit, ku i del bishti përpara, si... Kjo është e tëra që ofron ky film, edhe pse ka edhe disa skena të tjera, të cilat mund t’ju pëlqejnë, sikur p.sh. kur Flo dhe Earl i vizitojnë vajzat e tyre pa iu treguar paraprakisht, ku gjenden ballë për ballë me partnerët e tyre indian dhe lesbian, për ekzistencën e të cilëve as që kishin pasur haber. Por, këto skena komike nuk arrihen që të zhvillohen si dhe sa duhet. Për asnjë moment askush nuk mund të besojë se Jesse dhe Gabi (Hudson dhe Chalke) mund të ishin rritur nga prindër të tillë.

Kuarteti i aktorëve është atraksioni kryesor, por edhe ata lënë shumë për t’u dëshiruar: Aniston është një person i ngrohtë, vetë zhvleftësuese dhe paksa e pikëlluar, Roberts është arrogante, por ka një zemër të artë, Hudson është një princeshë boemiane, Sudeikis është një i mençur i mërzitshëm me zemër të butë. Sikur që mund të pritej, Martindale, kjo aktore mrekullibërëse, ka një prani më të madhe dhe më mbresëlënëse në film, sesa kolegët e tjerë të saj, aktorë. Përgjatë viteve, Marshall ka dëshmuar të jetë një çikërrimtar i fantazive vetërealizuese. Por, ai është i aftë edhe për gjëra të mira. Ajo që është më shqetësuese në lidhje me këtë film, është sa pak jetë ka në të, sa vështirë është që shikuesit të lidhen me këtë film. Ky është një asi filmi, të cilin nuk mund ta dojë as ‘nëna e vet’.

Distributor: Open Road

Kompanitë e produksionit: Rice Films, Gulfstream Pictures

Regjisor: Garry Marshall

Rolet: Jennifer Aniston, Kate Hudson, Julia Roberts, Jason Sudeikis, Britt Robertson, Timothy Olyphant, Hector Elizondo, Jack Whitehall, Margo Martindale, Shay Mitchell, Aasif Mandvi

Skenaristë: Anya Kochoff Romano, Matt Walker, Tom Hines, Lily Hollander

Producentë: Mike Karz, Wayne Rice, Daniel Diamond, Brandt Andersen, Howard Burd, Mark Disalle

Producentë ekzekutivë: Kevin Frakes, Ankur Rungta, Matthew Hooper, Jared D. Underwood, Danny Mandel, Rodger May, Fred Grimm, Bill Heavener, Scott Lipsky, Leon Corcos, Deborah E. Chausse, William Bindley

Regjisor fotografie: Charles Minsky

Disenjator: Missy Stewart

Kompozitor: John Debney

Editorë: Bruce Green, Robert Malina

“Casting”: Gail Goldberg, Barbara J. McCarthy

Kategoria: PG-13

Kohëzgjatja: 118 minuta

(Kosova Sot)