Mustafa kërkon nga qytetarët t’i bashkohen aksionit për pastrim të Kosovës

  • 24 May 2016 - 09:45
Mustafa kërkon nga qytetarët t’i bashkohen aksionit për pastrim të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se qytetarët është mirë që këtë aksion ta ndërmarrin gjatë gjithë vitit për të mbajtur ambientin tonë të pastër.

“Sot do të zhvillohet aksioni për largimin e mbeturinave dhe deponive në 30 komuna të Kosovës, i organizuar nga Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”. Ftoj qytetarët që t’i bashkohen këtij aksioni, por edhe që gjatë çdo dite të vitit të japim së bashku kontributin tonë për të pastruar ambientin e jetës”, ka shkruar Mustafa.

Ai thotë se duke mbajtur ambientin tonë të pastër, krijojmë kushte për jetë më të mirë për fëmijët tanë, rrisim kualitetin e jetës së njerëzve dhe krijojmë një imazh të mirë për vendin.

“Të kujdesemi së bashku për Kosovën tonë të bukur”, shkruan Mustafa.

(Kosova Sot)