Obama i kërkon Vitenamit të respektojë të drejtat e njeriut

  • 24 May 2016 - 09:48
Obama i kërkon Vitenamit të respektojë të drejtat e njeriut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka bërë thirrje Vietnamit që të respektojë lirinë e fjalës dhe të shtypit dhe t’i përfshijë ato në kushtetutën e vendit.

Duke folur në Hanoi, Obama ka thënë se Vietnami nuk duhet të frikësohet nga respektimi i këtyre të drejtave.

Ai ka thënë se repsektimi i tyre e përforcon stabilitetin dhe nuk e kërcënon atë.

Vitenami kritikohet vazhdimisht për shkelje të të drjetave të njeriut.

Shteti komunist ka rreth 100 të burgosur poitikë.

Qeveria në Hanoi thotë se vetëm shkelësit e ligjit ndëshkohen.

(Kosova Sot)