Djaloshi pëson 10 sulme në ditë nga tumori i rrallë

  • 24 May 2016 - 17:30
Djaloshi pëson 10 sulme në ditë nga tumori i rrallë

Mjekët e shpallën si fëmija i mrekullisë

Finley, nga Martoni në afërsi të Midëlsbrou në Angli, është zhvilluar dhe rritur sikur fëmijët e tjerë deri në prill të vitit 2013, kur, papritmas, pësoi një sulm

Një djalë i vogël, i cili është shpallur si fëmijë i mrekullisë nga mjekët, vuan nga dhjetë sulme në ditë, nga një tumor që gjendet tepër thellë për t’u operuar. Nëna e tij, Cara Ingles, ka vuajtur mjaft gjatë jetës së saj. Ajo e ka ndihmuar të bijën e saj të madhe Georgia të kalojë nëpër operacione në zemër të hapur pasi që ishte lindur pesë javë më herët me atresi pulmonare. E bija e saj e dytë, Brooke, ishte lindur shtatë javë më herët dhe ishte diagnostikuar me sëmundjen e njëjtë si Georgia, tani 10-vjeçare. Për fat të keq, Brooke vdiq kur i kishte vetëm tetë javë dhe kishte kaluar vetëm gjashtë ditë të jetës së saj të shkurtë në shtëpi, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

U diagnostikua me harmatomë hiptalamike

Kur nëna mësoi se kishte mbetur sërish shtatzënë, ajo kërkoi ndihmë mjekësore.“Më thanë se kisha më shumë shanse për ta fituar lotarinë sesa të kem edhe një fëmijë me defekt të zemrës”, ka thënë Cara. Pastaj u lind Finley më 14 tetor të vitit 2011 dhe kishte një peshë normale.“Skanimet me ultrazë ishin të përkryera gjatë shtatzënisë sime dhe mjekët e quajtën atë fëmijën tim të mrekullisë. Kur u lind dhe çdo gjë ishte në rregull, të gjithë u dashuruam në të”, ka thënë ajo. Finley është zhvilluar dhe rritur sikur fëmijët e tjerë deri në prill të vitit 2013, kur papritmas pësoi një sulm, shkruan sot gazeta "Kosova Sot". “Në fillim mjekët menduan se bëhej fjalë për konvulsion afebril dhe se kjo është e zakonshme te fëmijët e vegjël”, tha nëna. Pas një sulmi tjetër e shumë analizave e kontrollimeve Finley u diagnostikua me Harmatomë Hiptalamike, një tumor ky shumë i rrallë i trurit.

Tumori nuk mund t’i hiqet

Tani, në moshën 4-vjeçare, Finley vuan për çdo ditë nga sëmundja e tij. Tumori nuk mund t’i hiqet për shkak se gjendet tepër thellë në tru dhe është i mbështjellë me materie truri. Shpresa e vetme për të për të provuar që të jetojë një jetë normale është që t’i nënshtrohet një operacioni për heqje laserike, procedurë kjo që bëhet vetëm në SHBA. Familja tani është duke provuar që të mbledhë para për ta dërguar Finley-n për trajtim në SHBA. 

(Kosova Sot)