LDK e Pejës mohon largimin e 100 anëtarëve

  • 24 May 2016 - 22:30
LDK e Pejës mohon largimin e 100 anëtarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas lajmit se 100 persona janë larguar nga kjo parti në Pejë, duke thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Për hirë të korrektësisë në raport me elektoratin e LDK-së dhe publikun e gjërë ju njoftojmë se lajmi për largimin e 100 personave nga LDK në Pejë, nuk është aspak i vërtet, është një trillim dhe tentim që të manipulohet me qytetarët e Pejës”, ka thënë LDK e Pejës nëpërmjet një komunikate.

Sipas LDK’së, janë larguar dy persona për arsye krejt personale dhe këtë veprim të tyrin dikush po mundohet ta shesë si një arritje për subjektin ku kanë aderuar.

“Gjithë kjo zhurmë mediatike për largimin e këtyre dy personave është e pakuptimt dhe deri diku edhe për të qeshur. Në fakt është e cuditshme mënyra se si këta dy persona janë larguar pa asnjë paralajmërim nga ana e tyre, nuk janë ankuar asnjëherë te organet e partisë për asnjë problem”, thuhet në komunikatën e LDK’së.

“Ne kemi dyshimet tona se këta persona kanë kaluar në PDK duke qenë të joshur me ndonjë përfitim personal por asesi sepse në LDK nuk janë trajtuar mirë apo që nuk kanë pasur hapsirë për të vperuar. Gjithsesi ju urojmë atyre suksese në rrugëtimin e tyre politik dhe urojmë që të arrijnë objektivat e tyre personale”, ka thënë LDK e Pejës.

“LDK në Pejë mbetet stabile në të gjitha nëndegët përfshirë edhe këto dy nëndegë sepse strukturat e kryesisë janë të motivuara më shumë se asnjëherë për të punuar në dobi të LDK-së dhe qytetit në përgjithësi. Puna e suksesshme e kryetarit Gazmend Muhaxheri dhe ekipit të tij qeverisës është duke sjell rezultate të prekshme për qytetarët e Pejës në të gjitha fiushat dhe kjo e bënë LDK-në edhe më të fuqishme se asnjëherë më parë këtu në Pejë”, përfundon komunikata e LDK’së.

(Kosova Sot)