Salihaj: Statuti i LDK-së i lejon Donikës pjesëmarrje në mbledhje

  • 24 May 2016 - 22:59
Salihaj: Statuti i LDK-së i lejon Donikës pjesëmarrje në mbledhje

Adem Salihaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një TV lokal ka thënë Donika Gërrvalla, si ish kryetare e degës në Gjermani, ka pasur mundësi të marrë pjesë në mbledhje të LDK-së ngase kjo përcaktohet me statut të kësaj partie.

I pyetur se kush duhet të marrë përgjegjësi për atë që i ndodhur Donika Gëravllës duke mos u lejuar të hyjë në mbledhje të Këshillit të LDK-së, ai ka thënë se në Kosovë nuk ekziston institucioni i përgjegjësisë, as në parti as në shtet nuk ka ndodhur kurrë.

“LDK do të ishte e nderuar që ajo është pjesë e partisë, nuk duhet të tërhiqet zvarrë ashtu siç ka ndodhur. Ata kanë qëndrim ndryshe edhe nuk po vihen në vendin meritor, ngase mendojnë ndryshe”, ka shtuar Salihaj.

(Kosova Sot)