14 vjeçarja lind në toalet, foshnjën e hedh në mbeturina

  • 24 May 2016 - 23:33
14 vjeçarja lind në toalet, foshnjën e hedh në mbeturina

Një 14 vjeçare e cila u ankua për dhimbje stomaku ka sjellë në jetë një fëmijë në tualetin e spitalit dhe më vonë e ka hedhur foshnjën në bërllok. Ngjarja ka ndodhur në provincën Siirt në Turqi.

Vajza ishte dërguar në spitalin shtetëror të Siirt për të marrë tretman për dhimbje të stomakut, por kishte përfunduar duke lindur fëmijë në tualetin e spitalit. Një grua që kishte parë gjithçka kishte lajmëruar stafin e spitalit.

14 vjeçarja u gjet e pa ndjenja në tualet dhe foshnja e saj u mor menjëherë për tretman intensiv mjekësor.Policia ka nis hetimet pasi beson se adoleshentja ka ngel shtatzënë si rezultat i përdhunimit.

(Kosova Sot)