Unioni i Studentëve të Kosovës kërkon zbardhjen e helmimit të studentëve në Gjakovë

  • 25 May 2016 - 21:27
Unioni i Studentëve të Kosovës kërkon zbardhjen e helmimit të studentëve në Gjakovë

Unioni i Studentëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e tij rreth hemimit të studentëve në konviktin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku kanë kërkuar nga organet përgjegjëse që të hetojnë këtë rast dhe të parandalohen raste të tilla në të ardhmen.

“Shprehim shqetësimin tonë në lidhje me rastin që ka ndodhur në Konviktin e Universitetit  "Fehmi Agani" në Gjakovë. Sot, atje janë helmuar një numër i studentëve të këtij Universiteti. Studentëve ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë. Me këtë rast kërkojmë nga organet përgjegjëse që të hetohet ky rast në mënyrë që të parandalohen raste të tilla në të ardhmen”, thuhet në reagimin e tyre.

(Kosova Sot)