100 avokatë e këngëtarë në sitën e Prokurorisë

  • 26 May 2016 - 07:52
100 avokatë e këngëtarë në sitën e Prokurorisë

Dyshohet se "VIP"-at e estradës dhe të avokaturës shmangin pagesën e tatimeve.

Analisti i ekonomisë Ardian Nokaj tha se Prokuroria e Shtetit, duke u bazuar në një strategji kombëtare të Qeverisë për luftimin e ekonomisë joformale, në mungesë të vullnetit disavjeçar për ta zbatuar ligjin dhe për të ndjekur penalisht të gjithë ata që i janë shmangur pagesës së tatimit, ka nisur zbatimin e një plani për mbledhjen e detyrimeve të pashlyera financiare ndaj shtetit.

Disa persona në Kosovë fitojnë shumë, por paguajnë fare pak tatime dhe nuk kanë arka fiskale. Avokatë dhe këngëtarë janë në këtë listë. Sipas një burimi, thuhet se Prokuroria ka kërkuar informata të detajuara nga Administrata Tatimore e Kosovës, e që janë futur në listën fillestare të përpiluar në bashkëpunim me zyrtarë të Njësisë së Inteligjencës Financiare. Bëhet fjalë për afër 100 raste. Prej tyre, 56 janë avokatë dhe të tjerët këngëtarë të njohur të estradës. Me gjithë akuzat e bëra në adresë të tyre, se fitojnë shuma të mëdha të parave dhe po iu shmangen tatimeve ndaj shtetit, avokatët e Kosovës dhe personazhet e estradës kosovare i kanë mohuar këto akuza duke thënë se edhe ata nuk janë të obliguar të pajisen me arka fiskale. Yll Zekaj, drejtor ekzekutiv në Odën e Avokatëve të Kosovës, ka thënë se avokatët ofrojnë shërbime profesionale nga të cilat realizojnë të hyra (fitim) për të cilat obligohen që të paguajnë tatime konform rregullativës së Administratës Tatimore të Kosovës. "Oda e Avokatëve të Kosovës ka bashkëpunim të ngushtë me Administratën Tatimore të Kosovës dhe sipas normativës të së njëjtës avokatët të cilët realizojnë të hyrat e tyre përmes llogarive bankare nuk obligohen të pajisjen me arka fiskale, e qe në asnjë rast nuk nënkupton mospagesë të obligimeve tatimore", theksoi ai. Edhe avokati Musa Dragusha, ishkryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës , ka thënë se avokatët kosovarë, në bazë të ligjeve në fuqi të ATK-së, nuk janë të detyruar të pajisen me arka fiskale. Por, megjithatë, avokati Dragusha sqaroi se të gjithë avokatët kosovarë për shërbimet që i ofrojnë janë të detyruar që të paguajnë tatimin ndaj shtetit konform rregullave të ATK-së.

Këngëtarët nuk shprehen publikisht

Ndërkaq, sipas shumicës së këngë- tarëve të estradës kosovare, edhe ata si individë nuk janë të obliguar që të pajisen me arka fiskale, por kjo vlen vetëm në rastet kur dikush nga këngë- tarët disponon me ndonjë biznes apo shtëpi diskografike . Sipas tyre, fitimin e bërë nga veprimtaria që e zhvillojnë janë të detyruar që vetë ta deklarojnë në ATK me kontratën paraprake të bërë me palën apo individin që janë si të hyra nga veprimtaria që e ushtrojnë. Madje, për të njëjtat të hyra ata i paguajnë shtetit tatimin në fitim sipas ligjeve në fuqi dhe së këndejmi akuzat në adresën e tyre nuk qëndrojnë, ka thënë njëri nga këngëtarët e estradës, që ka folur në kushte anonimiteti. Sipas këtij këngëtari, shumica e tyre janë duke i kryer me përpikëri obligimet tatimore ndaj shtetit dhe akuzat ndaj tyre se po u shmangen tatimeve nuk qëndrojnë, ndonëse, sipas tij, nuk përjashtohet që të ketë ndonjë rast të tillë. Po ky burim ka thënë se asnjëri nga këngëtarët e estradës kosovare në Kosovën e pasluftës nuk është ndëshkuar nga ATK-ja për shmangie tatimi. Shmangia e tatimit.

Shmangia e tatimit, vepër penale

Lidhur me çështjen, për gazetën "Kosova Sot" ka folur edhe analisti i ekonomisë Ardian Nokaj. Ai tha se vitin e kaluar Prokuroria e Shtetit, duke u bazuar në një strategji kombëtare të Qeverisë për luftimin e ekonomisë joformale, në mungesë të vullnetit disavjeçar për ta zbatuar ligjin dhe për të ndjekur penalisht të gjithë ata që i janë shmangur pagesës së tatimit, ka nisur zbatimin e një plani për mbledhjen e detyrimeve të pashlyera financiare ndaj shtetit. Por, sipas ekonomistit Nokaj, ky plan, pa ndonjë vendim paraprak të Kuvendit, ndër të tjerash, u mundëson atyre që iu kanë shmangur tatimit t'ia paguajnë shtetit dëmin për pesë vjetët e fundit dhe si dëmshpërblim të mos ndiqen penalisht nga organet e ndjekjes. Kjo, pavarësisht se shmangia nga tatimi, sipas nenit 313 të Kodit Penal, është vepër penale e dënueshme me gjobë e deri në burgim prej tre deri në 8 vjet, varësisht prej shumave të shmangies. Të parët për të cilët një prokuror i shtetit, ka nisur të kërkojë prova për shmangie nga tatimi janë personat e cilë- suar nga zyrtarë të Prokurorisë si "të famshëm". Nokaj tha se personat "e famshëm", për të cilët Prokuroria ka kërkuar informata të detajuara nga Administrata Tatimore e Kosovës, e që janë futur në listën fillestare të përpiluar në bashkëpunim me zyrtarë të Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë afër 100. Prej tyre, 56 janë avokatë dhe të tjerët këngëtarë të njohur të estradës. Gjoba për bizneset që nuk i përdorin arkat Zëdhënësja e ATK-së, Velentina Bytyqi-Sefa, tha për "Kosova Sot" se " procesi i fiskalizimit është proces permanent, i cili ndërlidhet me paraqitjen e bizneseve të reja në treg (regjistrimin e tyre), si dhe daljen nga tregu të atyre ekzistueseve ( ndërprerjen e veprimtarisë apo heqjen dorë nga mënyra e shitjes me para të gatshme) ". Ajo tha se projekti i fiskalizimit është vetëm një nga shumë projekte që zbaton ATKja. "Jemi në rrugë të mirë të implementimit të tij, numri i bizneseve të fiskalizuara deri më tani është 24,323, ndërsa numri i pajisjeve elektronike fiskale është 31,263 biznese të fiskalizuara". Zëdhënësja e ATKsë, Velentina Bytyqi-Sefa, sqaroi se në kuadër të aktiviteteve dhe vizitave të përditshme të inspektorëve në terren, bazuar në planet e veprimit dhe planin e trajtimit të rreziqeve, ATK-ja paralajmëron me kohë bizneset për obligimin që kanë të fiskalizohen sipas Ligjit për Administratën dhe Procedurat. Ne raste se bizneset nuk i binden kërkesës, atëherë sigurisht se vendosen gjoba konform ligjit 03/L-222, përkatësishtnenit 57-Ndëshkimi Administrativ për mospërdorim të pajisjeve Elektronike Fiskale, (vlera e gjobës për mospajisje me arkë fiskale është 1000 euro). Edhe pse ATK-ja në misionin e saj ka ofrimin e shërbimeve transparente dhe profesionale, vetëdijesimin me kohë të tatimpaguesve për obligimet që kanë, mirëpo në rast se të gjitha këto nuk japin rezultat, sigurisht që ne duhet të veprojmë konform ligjit. Administrata Tatimore e Kosovës është maksimalisht e përkushtuar që të sigurojë zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore për të gjithë tatimpaguesit. Gjobat ndaj bizneseve për moslëshim te kuponit fiskla janë të parapara sipas Ligjit nr.03/L-222, ku gjoba përcaktohet sipas qarkullimit vjetor, dukë filluar nga 125 euro deri në 1000 euro. Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që t'i lajmojnë rastet kur hasen në kuponë jofiskalë. 

(Kosova Sot)