Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën 8-vjeçari
Një 8-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme pasi u përplas për vdekje nga një automjet në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Mësohet se ngjarja tragjike ka ndodhur në afërsi të fshatit Symiz. Automjeti tip “Mercedes-Benz”, me drejtues 39-vjeçarin A.K., nga fshati Pirg, ka aksidentuar 8-vjeçarin me iniciale D.A. nga Maliqi, raportojnë mediat shqiptare.
I mituri ka ndërruar jetë ndërkohë që po transportohej për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plotë të aksidentit.
(Kosova Sot)