Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

  • 26 May 2016 - 18:07
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

KEDS nëpërmjet një njoftimi për media bën të ditur që për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit nesër disa vende do të mbesin pa rrymë.

Pejë

1.Më 28.05.2016, në NS 110/10 kV Deçani  do të shkyçet:

  Dalja 10 kV Juniku  (53000007026) prej orës 09:00 deri në orën 12:00  dhe nga ora 15:00 deri në 18:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lloqan, Dranoc, Sllup, Voksh, Polana, Pobërxh, Prilep, Rastavic, Baballoq, LA Ramadani, Junik, Jasiq dhe Gjocaj.

Shkyçja bëhet për shkak të kryerjes së punimeve  Lidhja e TS të ri Junik  te Gacaferët, sipas projektit   Lot 11 Peja.

Mitrovicë

1.Më 27.05.2016 në NS 35/10kV Mitrovica 2  do të shkyçet:  Dalja 10 kV Koshtova(71075005)   prej orës 08:00 -11:00 dhe nga ora 14:00 -17:00.

Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Vinarcë i Ulët,  Vinarcë i Epërm, Gushafcë, Koshtova, Kopriva, Broboniq dhe Gradevci.

Arsyeja e shkyçjes: montimi i shtyllës  nën largerçursin ekzistues 10kV nga kompania G3 Inxhiniering.

 Gjilan

Më 27.05.2015  në NS 35/10 kV Lladovë do të shkyçet:

 Dalja 10 kV Parteshi(61066004)prej orës 09:00 deri në orën 11:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Parteshi, Budrika e Poshtme, Budrikë e Eperme, Nesale, Cerrnica, Gumnishta dhe Vrapqiqi.

Arsyet e shkyçjes: kyçja e trafostacionit të ri afër Gllobit.

 Prishtinë

1.Më 27.05.2016 ne  NS 35/10 kV Drenas  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Trasingu(16021010) nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Trasingu, Gurethyesi Lladrovci, Korretica e Epërme (një pjesë) dhe Agani.

Shkaku i shkyçjes: kyçja e TS Zenel Kelmendi, Korreticë e Epërme Drenas.

Ferizaj

1.Më 27.05.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji III do të shkyçet:

 Dalja 10 kV Gaçkës prej orës 09:30 deri në orën 12:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Musovit, Greme, Gaçka, Semaja, Burrniku, Bajnica, Kashtanjeva, Prushaj, Sllatina e Lepencit. TS-Afrim Tafa-Baic (fabrika e ujit), TS-Gurthysi 7 Shtatori-Isa Vishi.

 Shkyçja bëhet me qëllim të ndërrimit të shtyllave të LP 10 kV.

(Kosova Sot)