Në pension pas 45 vjetesh, policit rrugor i dhurohet motori i patrullës

  • 26 May 2016 - 18:08
Në pension pas 45 vjetesh, policit rrugor i dhurohet motori i patrullës

Shumëkush mund ta njohë policin rrugor Xhemil Haluli, pasi për vite me radhë ka shërbyer duke drejtuar trafikun në Tiranë. Prej 45 vitesh ai ka shërbyer në policinë rrugore të kryeqytetit.

Për angazhimin e tij të gjatë në këtë detyrë, Ministria e Brendshme kishte organizuar një ceremoni në ditën e daljes së tij në pension.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri morën pjesë në këtë ceremoni, ku si dhuratë për daljen në pension policit Haluli iu dhurua motori të cilin ai ka mbajtur për 22 vite në detyrë.

E gjithë ceremonia, transmeton tch, është filmuar dhe shpërndarë nga vetë Ministria e Brendeshme.

(Kosova Sot)