E zë kamioni poshtë, vdes punëtori

  • 26 May 2016 - 18:31
E zë kamioni poshtë, vdes punëtori

Një punëtor ka vdekur pasditen e sotme në Bulqizë gjatë ngarkimit të kamionit me rërë të bluar të kromi. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

“Rreth orës 16.45, njoftohemi nga Spitali Bulqizë se kanë çuar pa shenje jete në Spital shtetasin Bujar Llaka, 50 vjeç, banues ne Bulqizë, pasi tek Fabrika e Pasurimit Bulqizë gjatë ngarkimit të kamionit të tij me rërë te bluar kromi, me  targa  Dr 24 49 F, është përmbysur kamioni aksidentalisht ku për pasojë e ka zënë poshtë  drejtuesin e mjetit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, njofton policia.

(Kosova Sot)