Jetimi nga Shkodra, edukatoret na fusnin duart në rrymë(Video)

  • 27 May 2016 - 23:24
Jetimi nga Shkodra, edukatoret na fusnin duart në rrymë(Video)

Arian Çani ka ftuar në “Zonë e Lirë” një jetim të rritur në jetimoren e Shkodrës për të folur në lidhje me skandalin e bërë publik disa ditë më parë në media mbi dhunën fizike dhe seksuale të disa prej fëmijëve të mitur të jetimores së qytetit të Shkodrës.

Laorenc Koçi, një djalë 24 vjeçar, një ish-jetim i rritur në jetimoren e qytetit të Shkodrës.

Laorenci tha në studion e “Zonë e Lirë” se unë u bëra pjesë e jetimores pasi nëna vuante nga problemet serioze psikike, ndërsa nga ana tjetër, kisha një baba që kishte probleme serioze me alkoolin dhe mbi të gjitha ishte i dhunshëm.

Para se të niste intervistën me jetimin nga Shkodra, Arian Çani lexoi letrën e dhimbshme të jetimes Kamela që i drejtoi një letër, pak ditë më parë, kryeministrit Rama në lidhje me torturat fizike dhe psikologjike që kanë përjetuar në atë institucion rritje dhe edukimi disa fëmijë të mitur.

Jeta e jetimit Laorenc Koçi nisi në jetimoren e Shkodrës, pikërisht kur ai ishte në moshën 3 vjeçare, ai tregoi se jeta e tij në atë institucion ishte e frikshme.

Koçi bëri me dije se pikërisht në moshën 3 vjeçare, vetëm se bënim urinën, na lidhnin për karrige dhe na dhunonin fizikisht, madje sipas tij, ja fusnin duart edhe në korent si ndëshkim.

Ai tha se tek Shtëpia e Fëmijës ku jam rritur, ka pasur edukatore të mira, me shumë shpirt, që janë interesuar aq shumë për jetët tona, mirëpo, dy prej atyre edukatorëve sot janë në burg.

Jetimi 24 vjeçar nuk ka besim se ndonjëherë do ketë drejtësi në këtë vend në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur aty.

“Kishte edukatore të mirë, por pak prej tyre e vinin re se çfarë ndjenim ne aty, ose çfarë përjetonim ne si jetimë në atë institucion. Por gjatë kohës që ne si fëmijë shkonim me pushime në plazhin e Velipojës, edukatoret e institucionit na merrnin ushqimin tonë dhe ja jepnim fëmijëve të tyre, madje ato na detyronin të flinim në tokë, ndërsa në shtretërit tanë lejonin të flinin fëmijët e tyre”, tha ai për “Zonë e Lirë”.

 

(Kosova Sot)