Dasma në Vushtrri që alarmoi policinë, banorët dyshuan për pjesëtarë të ISIS-it

  • 27 May 2016 - 23:36
Dasma në Vushtrri që alarmoi policinë, banorët dyshuan për pjesëtarë të ISIS-it

Policia alarmohet për persona me veshje të çuditshme në Samadrexhë të Vushtrrisë, banorët dyshuan se janë pjesëtarë të ISIS-it.

Në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë katër ditë më parë policia e Kosovës kreu një aksion pas raportimeve të banorëve të zonës se kishte disa persona me pamje jo të zakonshme. Banorët dyshuan se ata mund të jenë pjesëtarë të ndonjë organizate terroriste. Policia është venë në aksion dhe nga verifikimet rezultoi se personat e dyshuar ishin shtetas nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova por që sipas përgjigjes së tyre ndodheshin në dasmë.

Banorët e Samadrexhës thonë se paraqitja fizike e atyre personave dhe veturat e tyre luksoze i ka shtyrë që të dyshojnë në organizatën terroriste ISIS., rtk,

Por Imami i xhamisë mohon që këta persona të kenë kryer rite fetare në këtë xhami.

Kjo situatë ka ndodhur katër ditë më parë kur një qytetar nga fshati Stanoc i Vushtrrisë kishte vendosur që dasmën e tij ta mbajë në ambient të hapur në pronën e tij në Samadrexhë. 

(Kosova Sot)