Donika Gërvalla: Nesër në 8:30 do të shkojë në Kuvendin e LDK-së

  • 27 May 2016 - 23:46
Donika Gërvalla: Nesër në 8:30 do të shkojë në Kuvendin e LDK-së

Përkundër pengesës që ka hasur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, do të tentojë të hyjë përsëri në Kuvendi i Punës së LDK-së.

Kryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla, ka thënë për Indeksonline se ajo nesër përsëri do të shkojë në selinë e LDK-së për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

“Po, unë do të shkoj nesër në mëngjes në orën 8:30, për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit”, është shprehur Gërvalla.

Kujtojmë, se ajo është penguar që të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, bile edhe është tërhequr zvarrë nga rojet e sigurimit pasi që kishte insistuar të hynte brenda.

(Kosova Sot)