Skandali i Qeverisë e kushtëzoi vetë liberalizimin e vizave

  • 28 May 2016 - 07:33
Skandali i Qeverisë e kushtëzoi vetë liberalizimin e vizave

Analistët: Demarkacioni u keqpërdor nga pushteti në Kosovë

Interesimi i Fajon-it mund të hedhë dritë mbi prapaskenat 

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, është i sigurt që këtë lloj skenari më së miri ka ditur ta mendojë dhe ta përgatisë ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili edhe e ka përgatitur në pako gjithë procesin negociator, derisa kryeministri Mustafa e ka gjetur të gatshëm

Çështja e kushtëzimit të Kosovës me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në kompensim për liberalizimin e vizave, si një precedent i panjohur deri më tani, u bë temë debati edhe nga raportuesja për Kosovën Tanja Fajon, e cila kërkoi shpjegime se pse u bë ky kushtëzim i veçantë për Kosovën. Përfaqësues të subjekteve politike në opozitë ka kohë që për këtë lloj kushtëzimi janë duke i denoncuar të dy partnerët e koalicionit qeverisës, ish-kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, i cili nga pozita e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm u ngjit në postin e presidentit, dhe kryeministrin aktual Isa Mustafa. Ekziston dyshimi se kërkesa për këtë lloj kushtëzimi është bërë nga zyrtarët e shtetit të Kosovës, me qëllimin e vetëm që të gjunjëzohet edhe opozita, për të hequr dorë nga kundërshtimi i marrëveshjeve tejet të dëmshme, siç është ajo e Demarkacionit, në mënyrë që të merret liberalizimi i vizave. Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, është i sigurt që këtë lloj skenari më së miri ka ditur ta mendojë dhe përgatisë ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili edhe e ka përgatitur në pako gjithë procesin negociator, derisa kryeministri Mustafa e ka gjetur të gatshëm... (Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)