Pa EULEX-in të fortët mbi ligjin nuk i prek askush

  • 29 May 2016 - 07:27
Pa EULEX-in të fortët mbi ligjin nuk i prek askush

Misionit evropian duhet vazhduar mandati

Lepaja: Paralel me EULEX-in dhe Specialen 

"As që mund të imagjinohet që drejtësia në Kosovë të veprojë për arrestimin e njerëzve të fuqishëm, të krimit dhe oligarkëve ekonomikë, përderisa ata janë në krye të shtetit apo e kanë futur shtetin nën ndikimin e tyre", është shprehur deputeti Adem Salihaj 

Misioni më i madh civil i themeluar në kuadër të politikave të përbashkëta për Siguri dhe Mbrojtje të Bashkimit Evropian, i quajtur EULEX, është në prag të skadimit të mandatit të tij, meqë më 14 qershor të muajit që vjen do të duhej të përmbyllej misioni. Krijimi i këtij misioni, që ishte funksionalizuar në dhjetor të vitit 2008, kishte për synim të përgjithshëm që t'i ndihmonte institucioneve të fushës së sundimit të ligjit në Kosovë drejt zhvillimit të drejtësisë në mënyrë sa më efikase dhe efektive, gjithnjë të bazuar në sundimin e ligjit të lirë nga ndikimet politike. Ndërsa edhe detyrë e tij parësore ishte shqyrtimi i anëve të forta dhe të dobëta në kuadër të fushës së sundimit të ligjit. Në anën tjetër, drejtësia vendore asnjëherë nuk ka dëshmuar se është e gatshme të marrë guximin për të trajtuar rastet e njerëzve të fortë të pushtetit e politikës dhe oligarkëve. Andaj shtrohet pyetja se sa është në gjendje sistemi i drejtësisë të veprojë i pavarur, pa ndihmën e EULEX-it, dhe a do guxonte Prokuroria e Kosovës që t'i arrestonte njerëzit e fortë të politikës, kurse drejtësia t'i dënonte ata për afera korruptive dhe krim të organizuar. Për këtë çështje dhe atë se nëse duhet apo jo t'i vazhdohet edhe për një periudhë disavjeçare mandati këtij misioni flasin njohësit e kësaj fushe. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se misioni i EULEX-it i duhet Kosovës edhe për disa vjet, madje jo vetëm në rolin monitorues dhe këshillëdhënës, por siç ka thënë ai një mision që zbaton ligjin dhe jo një mision i korruptuar dhe i dështuar... (Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)