Te Kisha në Kabash për shërim të sëmundjeve

  • 29 May 2016 - 07:41
Te Kisha në Kabash për shërim të sëmundjeve

Objekti i kohës ilire, vend kulti për banorët

Besimtarët e shumtë joshen nga gurët, ajri dhe uji i pastër 

"Unë kam dëgjuar shumë nga familja ime dhe fqinjët se janë shëruar sëmundjet si vesvesja, veremi e besa edhe sëmundjet e lëkurës. Ajo e gëzuemja (Kisha Ilire) është e fortë dhe nezër s'ka nevojë të bëhet. Mjafton ndonjë pulë apo të ziesh hallvë dhe pastaj çdo gjë rregullohet", tregon për "Kosova Sot" plaka Xhemile Berisha

Fshati Kabash i Prizrenit është vendbanim i vjetër. Shtrihet mbi gërmadhat e një kompleksi të lashtë arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i këtij vendbanimi ka vazhduar edhe në periudhat e mëvonshme historike: në antikë, mesjetë, e deri në ditët e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtësia dhe ka qenë i banuar me popullatë autoktone iliro-dardane. Këtë e dëshmojnë gjetjet arkeologjike, si shpata, heshta, monedha, përkrenaret ilire të periudhës romake, si dhe shumë monumente të lashta të kultit që janë gjetur në këtë lokalitet, ende të pa hulumtuar nga arkeologët. Se lokaliteti ka qenë i banuar me popullatë iliro-dardane dëshmojnë edhe toponimet dhe mikrotoponimet.

Image

 

Arkeologu Shafi Gashi thotë se në fshat gjenden themelet e bazilikave. Historiani Qazim Kabashi shprehet se edhe mikrotoponimet në këtë lokalitet janë tërësisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatë, Ara e Hysenit,Curri i Haxhës, Guri i Keq, Ahishta, Mrizet, Firajë, Kodra e Madhe, Cukali, Gurishtë, Kalaishtë etj. "Kabashi është fshat i thellë i zonës malore dhe që nga lashtësia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve të kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtërore. Në fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtë, manastiri i "Shën Pjetrit", që në popull njihet si "Kisha e Keqe" e periudhës paleokristiane, shekujve IV-V pas lindjes së Krishtit, që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë gjurmët e freskave të vjetra". Sipas gojëdhënës, thuhet se murgu shqiptar, Shën Pjetri, për të qëndruar sa më afër me perëndinë këtë monument kulti e ndërtoi në një shpellë guri në malet e larta të Kabashit. Mirëpo, këtë manastir të lashtë për qëllime të caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shën Pjetrit shqiptar e përshtat në "Sveti Petar". Në dokumentet serbe, ky objekt fetar thuhet se i përket shekullit XIV. Historiografia e falsifikuar serbe, të gjitha objektet e kultit, kishave e manastireve shqiptare të periudhës bizantine, i kthen dhe i evidenton në dokumente si objekte serbe... (Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)    

Image