Kush është shqiptari që u gjet i vdekur në burg në Britani? (Foto)

  • 29 May 2016 - 10:03
Kush është shqiptari që u gjet i vdekur në burg në Britani? (Foto)

Ndriçim Sadushi, i cili ndërroi jetë dje në një burg në Britani, ishte një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë. Ai u arrestua më 11 prill 2012 në afërsi të banesës në Londër të Britanisë.

Sadushi deklaroi në atë kohë se ky nuk ishte emri i tij, duke jetuar për më shumë se një dekadë në arrati.

Albanian Ndricim Sadushi

Sadushi njihet si anëtar i bandës së Tan Kateshit në Elbasan. Gjatë aktivitetit të bandës në vitin 1997, Sadushi akuzohet nga drejtësia shqiptare për kryerjen e tri vrasjeve dhe një tentative vrasje.

Sadushi ishte një nga drejtuesit kryesor të bandës. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri.

Sadushi ka hyrë ilegalisht në Britani në vitin 2000, duke jetuar atje përreth 12 vite pa u “prekur” nga policia.

Autoritetet shqiptare e shpallën atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Scotland Yard e kishte përfshirë në listën e 14 personave më të kërkuar, për të cilin kërkoi edhe ndihmën e medias.

Më vonë, të njëjtën kërkesë e bënë edhe autoritetet italiane, i dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, raportojnë mediat shqiptare.

Megjithëse u arrestua me qëllim ekstradimi që në vitin 2012, ky ekstradim nuk u krye siç edhe rezulton.

(Kosova Sot)