Menduh Thaçi: Mund të përsëritet “Lagjja e Trimave”

  • 29 May 2016 - 10:23
Menduh Thaçi: Mund të përsëritet “Lagjja e Trimave”

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, në një intervistë për “Al Jazeera Balkans”, ka vlerësuar se është e mundur të përsëriten ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë. Sipas tij, në këtë situatë të turbullt politike gjithçka është e mundur, por shqiptarët nuk guxojnë që të bien pre dhe të zgjedhin një rrugë të tillë fatale për veten e tyre.

“Në një situatë të këtillë të paqartë, gjithçka është e mundur. Por, në mënyrë të përgjegjshme them se partia ime dhe unë personalisht asnjëherë nuk do të marrim pjesë në një skenar të këtillë. Jo pse jam altruist i madh dhe e dua Maqedoninë, por nga përvoja politike them se kjo gjë do të ishte një rrugë fatale për shqiptarët.  Unë flas për shqiptarët, pasi që jemi parti etnike. Do të ishte një rrugë fatale. Duhet që të mësojmë nga kjo përvojë serioze dhe të zgjedhim një rrugë paqësore dhe precize. Rruga jonë është NATO dhe Bashkimi Evropian”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

(Kosova Sot)