Digjen pishat 50 vjeçare në bregdetin e Semanit

  • 29 May 2016 - 14:03
Digjen pishat 50 vjeçare në bregdetin e Semanit

Pylli me pisha në bregdetin e Semanit është përfshirë nga një zjarr i madh që rrezikon shfarosjen e të gjithë pyjeve.

Makinat zjarrfikëse janë nisur drejt Semanit për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Pylli me pisha në bregdetin e Semanit është mbi 50 vjeçar, dhe drurët janë shumë afër njëri – tjetrit.

Zjarri po ndihmohet edhe nga era që fryn në këto momente në bregdet.

(Kosova Sot)