Përleshen dy familje në Ferizaj, 6 të lënduar

  • 29 May 2016 - 14:51
Përleshen dy familje në Ferizaj, 6 të lënduar

Dje në rrugën “Naim Beka” të Ferizajt janë përleshur dy familje shkaku i një mosmarrëveshje.

Siç njofton Policia e Kosovës, gjashtë persona janë lënduar gjatë përleshjes dhe janë dërguar për tretman mjekësor, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Me urdhër te prokurorit tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot)