Gruevski: Vendosa që tash për tash të mos kthehem në postin e kryeministrit
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski thotë se ka vendosur që njëherë për njëherë të mos kthehet në postin e kryeministrit të Maqedonisë, nga i cili dha dorëheqje në fillim të këtij viti.
“Vendosa që tash për tash të mos kthehem në pozitën e kryetarit të Qeverisë, sepse nuk dua që të lë përshtypjen se veprimet që po i ndërmarr janë vetëm në drejtim që të arrij ndonjë qëllim apo pozicion personal. Dua të tregoj edhe se mund të funksionosh edhe më ndryshe, e megjithatë të jesh i suksesshëm dhe shumë i dobishëm”, thotë Gruevski në vazhdimin e mega-intervistës për telegraf.mk.
(Kosova Sot)