Abazi: Nuk është ashtu siç shkruhet për terrorizmin në Kosovë

  • 30 May 2016 - 20:09
Abazi: Nuk është ashtu siç shkruhet për terrorizmin në Kosovë

Pas shkrimeve për radikalizmin dhe terrorizmin në Kosovë, drejtori i Fondacionit “Rockefeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi i ka shkruar bordit redaktues të Gazetës New York Times.

Në shkresën e tij, lidhur me këtë çështje, siç e quan komplekse dhe problematike, Abazi thotë se artikulli i gazetës rreth radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit në Kosovë nuk është tërësisht faktik dhe në shumë mënyra është çorientues.

“Do të ishte e dretë të thuhej se artikujt që pasqyrojnë nivelin e radikalizmit dhe ekstremizmit nuk janë të sakta, janë pikturë që nuk e pasqyrojnë realitetin dhe në afat të gjatë pengojnë orientimin dhe aspiratat e qytetarëve të Kosovës në anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shkruan Abazi.

Sipas tij, është befasi e madhe që këto seri të artikujve të vijnë pikërisht kur BE-ja është duke e shqyrtuar vendimin përfundimtar për regjim të lirë të vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Fjala.

“Kosovarët janë të vetmit njerëz në të gjithë kontinentin evropian që janë të ngujuar dhe nuk mund të udhëtojnë të lirë në Evropë. Është e drejtë të thuhet se ata janë në burg kolektiv për më shumë se tre dekada”, shkruan ai.

Abazi vlerëson se problem më i madh në Kosovë është keqpërdorimi i pushtetit nga disa udhëheqës politik dhe gjendja e rëndë socio-ekonomike në vend.

“Njerëzit të cilët mbajnë pushtetin janë mbi ligjin, ata janë të paprekshëm , ata përdorin edhe radikalizmin dhe ekstremizmin si shpëtim për paaftësinë e tyre, të vazhdojë të jenë faktor i stabilitetit”.

Linja e tyre e përgjegjshmërisë, sipas Abazit është me komunitetin ndërkombëtar për të ruajtur pushtetin dhe për ti shpëtuar ndëshkimit.

“Ata mund të arrestojë njerëz dhe flasin për terrorizmin që të duken të përgjegjshëm para perëndimit”, shkruan ndër të tjera ai.

(Kosova Sot)