Zbulohet arsyeja, ja pse plagosi babain djali i kthyer nga emigracioni

  • 30 May 2016 - 20:19
Zbulohet arsyeja, ja pse plagosi babain djali i kthyer nga emigracioni

Një 47-vjeçar u plagos me mjete të forta këtë pasdite nga vetë djali i tij. Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të banesës së tyre në fshatin Unjate të Klosit.

Policia vuri në pranga 27-vjeçarin Gazmend S, ndërsa babai i tij u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fillimisht u raportua për konflikte për pronën, por Panorama shkruan se babai i djalit kundërshtonte fejesën e tij me një vajzë nga fshatrat e Klosit. 27-vjeçari pak ditë më parë ishte kthyer nga emigracioni dhe gjatë qëndrimit në Shqipëri ishte njohur me vajzën. I riu pas kësaj ka dashur të fejohet me vajzën, por kjo gjë është kundërshtuar nga babai i tij. Por, 27-vjeçari nuk ka pranuar një gjë të tillë duke bërë që mes tij dhe babait të nisi sherri. Debati mes tyre ka kulmuar mesditën e së hënës, ku për shuarjen e përleshjes mes tyre ka ndërhyrë nëna e Gazmendit.

Në gjaknxehtësi e sipër, djali e ka goditur babanë e tij me gurë, duke e plagosur afër syrit.

(Kosova Sot)