Vlorë: Tmerrohen fëmijët dhe pushuesit, ja çfarë nxjerr deti (Video)

  • 24 June 2016 - 23:59
Vlorë: Tmerrohen fëmijët dhe pushuesit, ja çfarë nxjerr deti (Video)

A ka ndonjë komplot për të dëmtuar turizmin në Shqipëri? Nëse po, kujt i intereson kjo gjë? Një rast për ta ilustruar ketë, është kjo video që po ju paraqesim në vijim. Kufoma e një qeni të ngordhur ka pluskuar sot në një nga plazhet më të populluara të Vlorës, para syve të shumë pushuesve dhe fëmijëve të tyre.

Por pyetja që me të drejtë shtohet, është: si ka mundësi që një kafshë si qeni të mbytet vetë në ujë? Natyrisht është pak e mundur. E vetmja arsye është që dikush ta ketë hedhur enkas. Po për ç’farë motivi?

Sepse banoret e zonës i dinë mirë vlerat e turizmit të tyre, dhe madje akoma më mirë e dinë se një turist i pakënaqur është baraz me dhjetëra turistë të tjerë potenciale të larguar.

Atëherë si ka mundësi të ketë ndodhur ky episod? Mos ndoshta dikush i interesuar të dëmtojë imazhin e turizmit në këtë zonë?

(Kosova Sot)