Fatmir Sejdiu: Enver Hasani e përgatiti shkarkimin tim

  • 25 June 2016 - 21:48
Fatmir Sejdiu: Enver Hasani e përgatiti shkarkimin tim

Ish -presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka akuzuar drejtpërdrejt ish -kreun e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për anshmëri në vendimin që çoi tek dorëheqja e tij.

Sejdiu ka thënë se anshmërinë e Hasanit dhe ndikimet politike ia kanë konfirmuar dy gjykatësit ndërkombëtarë në Kushtetuese.

Ish -presidenti, televizionin lokal ka thënë se nuk mund të flasë më shumë për njerëzit që u ka konvenuar shkarkimi i tij, por ka thënë se të njëjtit tash po e ndjekin nëpër gjyqe edhe vetë Enver Hasanin.

(Kosova Sot)