Tiranë, një çantë pranë ambasadës amerikane vë në alarm policinë
Një çantë e harruar pranë ambasadës amerikane në Tiranë vuri në alarm policia dhe stafin e ambasadës.
Pak më vonë, alarmi rezultoi i rremë pasi pronari u rikthye për të marrë çantën që kishte harruar.
Lajmin e konfirmon policia, sipas të cilës pronari i çantës kishte kërkuar ndjesë për gjithçka kishte ndodhur.
Forcat e rendit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes pas raportimeve.
(Kosova Sot)