Pacienti e zbuloi se është i prekur nga kanceri gjatë hulumtimit në 'Google'

  • 26 June 2016 - 21:12
Pacienti e zbuloi se është i prekur nga kanceri gjatë hulumtimit në 'Google'

Një baba i dëshpëruar i pesë fëmijëve e ka shfrytëzuar 'Google'-n për ta diagnostikuar veten me kancer, pasi që doktorët kishin dështuar ta vërenin sëmundjen për më shumë se një vit. Doktorët të cilët e kishin kontrolluar Kevin Everett-in kishin dyshuar në astmë dhe bronkit kur kishte shkuar për vizitë me probleme në frymëmarrje. Pasi që gjendja e tij ishte përkeqësuar, gjashtëdhjetëvjeçari nga Halli i Anglisë kishte filluar të hulumtonte në 'Google' për simptomat e sëmundjes së tij, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ushtron ankesë ndaj mjekëve

Inxhinieri ishte tmerruar kur e kishte zbuluar që kishte kancer nazofaringeal - në vendin kur hunda takohet me fytin. Tani zotëri Everett pritet që ta fillojë radioterapinë intensive dhe ka bërë një ankesë zyrtare në Komisionin për Cilësi në Kujdesin Shëndetësor, një rregullator i pavarur i shërbimeve shëndetësore dhe sociale. Ai ka thënë: "Nuk kam besim tek doktorët më. Shpeshherë mendoj që sikur ata ta kishin zbuluar më herët, unë nuk do të isha duke kaluar nëpër këto gjëra tani. Më është thënë që sikur të mos diagnostikohej tani, kanceri do të mund të përhapej më shpejt dhe do të mund të bëhej i pashërueshëm. E di që nuk është diçka e mirë ta diagnostikosh veten, mirëpo më janë dashur vetëm 15 minuta hulumtim në internet. Pse nuk e kanë bërë ata këtë gjë? Ata janë doktorë! E gjithë familja ka qenë e shqetë- suar dhe në stres gjatë vitit të fundit". Kur zotëri Everett kishte shkuar për t'u ankuar për shkak të problemeve me frymëmarrje atij i ishin përshkruar inhalime, mirëpo ai më pastaj kishte filluar të përjetonte probleme me dëgjim dhe me sinuse. Një tjetër doktor e kishte diagnostikuar me bronkit mirëpo testi me rreze X kishte zbuluar që ai nuk vuante nga ky problem. Atij vazhdimisht i ishin përshkruar antibiotike të ndryshëm, mirëpo problemi nuk ishte zgjidhur asnjëherë. Everett, i cili këndon edhe në një grup muzikor, ka thënë që përkeqësimi i shëndetit i kishte ndikuar edhe në këndim. 

Vuante nga një tumor i tmerrshëm

tmerrshëm Pasi që kishte hulumtuar në 'NHS Choices' ai e kishte kuptuar që simptomat e tij ishin identike me ato të kancerit. Ai më pas ishte kthyer tek doktori i tij, për t'i kërkuar referencë për në departamentin e otorinolaringologjisë. "Patën futur një kmerë në secilën prej vrimave të hundës, duke i lënë për tridhjetë sekonda, dhe menjëherë më patën treguar që një ind po më rritej në zgavrën e hundës", ka thënë ai. Biopsia e kishte konfirmuar që ai vuante nga një tumor i tmerrshëm dhe e kishte filluar kimioterapinë në muajin prill, duke i kaluar pesë ditë në spital, pas secilit kurs. Ai e ka përfunduar ciklin në fillim të muajit qershor dhe tani po përgatitet për radioterapi intensive, që do të zgjasë gjashtë javë, duke filluar nga fillimi i muajit të ardhshëm.  

(Kosova Sot)