Referendumi në Dubravë: Banorët vendosin për ndërtimin e xhamisë

  • 26 June 2016 - 21:51
Referendumi në Dubravë: Banorët vendosin për ndërtimin e xhamisë

Nga referendumi i parë në Kosovë, i mbajtur në Dubravë të Suharekës, për ndërtimin e xhamisë në një parcelë tokësore, rezultati ka dalë për ndërtimin e asaj xhamie.

Nga 267 banorë që kanë votuar, vetëm njëri ka votuar kundër, kurse 266 të tjerë kanë votuar për ndërtim.

Kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, i cili ka vizituar gjatë ditës vendvotimin, ka thënë se ky referendum nuk është tjetër veçse një respektim i vullnetit të qytetarit.

Pas këtij rezultati xhamia e fshatit do të ndërtohet në parcelën 399-2 në Zonën Kadastrale të fshatit Dubravë.

(Kosova Sot(