Vladimir Putin e ofendon David Cameron-in

  • 26 June 2016 - 22:27
Vladimir Putin e ofendon David Cameron-in

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka folur rreth deklaratave të kryeministrit britanik, David Cameron, ku siç kishte thënë britaniku, të vetmit që do t’i gëzohen daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, janë rusët dhe ISIS-i.

“Nëse pyesim se kush do të ishte i lumtur me largimin tonë nga BE-ja? Putini sigurisht do të jetë i lumtur. Besoj edhe al-Baghdadi (lideri i ISIS-it) do të lumturohet po ashtu”, ka thënë Cameron, shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova.

Por, Putin duke komentuar këto deklarime ka thënë se Rusisë as që i intereson pozicionimi i ri i Britanisë dhe po ashtu i ka quajtur deklarimet e Cameron mungesë të kulturës politike.

“Deklarata e Cameron nuk janë asgjë më shumë sesa nivel i ulët i kulturës politike të tij”, ka deklaruar Putin.

“Besoj se këto deklarime nuk janë asgjë më shumë sesa tentative boshe për të ndikuar tek opinion publik në vendin e tij. Por siç e pamë as kjo nuk i solli gjë, dhe pas votës askush nuk ka të drejtë të flasë për pozicionin e Rusisë”.

(Kosova Sot)