Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e internetit të policisë angleze

  • 26 June 2016 - 22:54
Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e internetit të policisë angleze

Në fillim në faqe u shfaq mesazhi i tifozëve kuq e zi, “O sa mirë me qenë shqiptar”. Më pas mesazhi ndryshoi dhe aty u shfaq nënshkrimi i “Hakerave shqiptarë”. Faqja e internetit e Jorkshajërit Jugor ra pre e një sulmi nga hakerat shqiptarë të dielën në mëngjes.

Sipas zëdhënëses së policisë hakerat kanë të gjitha mundësitë të vjedhin të dhënat, por ata kanë siguruar me një mesazh se kjo nuk do të ndodhë. Njoftimet e  policisë po bëhen nga profile në Facebook apo Twitter.

(Kosova Sot)