Serbët varrosin kokën e luftëtarit malazez të prerë nga rugovasit (Foto)

  • 26 June 2016 - 23:24
Serbët varrosin kokën e luftëtarit malazez të prerë nga rugovasit (Foto)

Koleksioni fotografik i Aleksander Bashmakovit: Mali i Zi, Shqipëria e Veriut dhe Kosova në vitin 1908.

Aleksander Aleksandrovic Bashmakov (1858-1943) ishte shkencëtar rus, i cili të paktën prej kohës së revolucionit rus, jetoi në Francë. Njihet për librin frangjisht “A travers le Monténégro et le pays des Guègues” (Nëpërmjet Malit të Zi dhe trevave të gegëve), San Petersburg 1911, një përshkrim i udhëtimit të tij në Malin e Zi, në Malësinë e Madhe të Shqipërisë dhe në Kosovë në shtator dhe tetor të vitit 1908.

Qëllimi i udhëtimit ishte projekti i një linje hekurudhore, e cila kishte me lidhë Serbinë me detin Adriatik. Nga Cetinje, Bashmakovi kaloi në Tuz, në luginën e Cemit, Grudë, Kelmend, Guci, Plavë, dhe në Rugovë për në Kosovë. Atje vizitoi Pejën, Deçanin, Gjakovën dhe Prizrenin. Nga Prizreni u kthye në bregdet nëpërmjet Kukësit, Pukës, Vaut të Dejës dhe Shëngjinit.

Si i huaj, dhe veçanërisht si rus, udhëtimi në trevat e gegëve të armatosur ishte tepër i rrezikshëm dhe Bashmakovi ishte mirënjohës për mbështetjen dhe besnikërinë e shoqëruesit të tij shqiptar, Zef Doda, nga Triepshi. Nga plani për një linjë hekurudhore nuk rezultoi asgjë, por ka mbetë një sasi fotografish të cilësive të ndryshme që paraqiten pjesërisht këtu.

Në vitet e mavonshme, Bashmakovi punoi profesor në Shkollën e Antropologisë në Paris, ku botoi disa vepra, kryesisht për popujt e Detit të Zi. Me sa doket, vdiq në Saint-Geneviève-des-Bois në jug të Parisit, ku ka edhe varreza ortodokse ruse.

Ishin vitet kur Perandoria Osmane ishte në prag të shpërbërjes së saj. Kryengritësit malësorë shqiptarë kishin rrokë armët. Në një nga fotot shquhet një prift ortodoks dhe serbë të ndryshëm, gjatë varrimit të një luftëtari malazez, të cilit i ishte pre kryet nga shqiptarët e Rugovës.

(Kosova Sot)

alb1-11

alb2-10

alb5-9

alb11-7

alb14-7

alb-21