BREXIT: Gjermania përjashton negociata jo formale

  • 27 June 2016 - 19:20
BREXIT: Gjermania përjashton negociata jo formale

Kancelaria Gjermane, Angela Merkel, ka thënë se nuk do të ketë bisedime me BREXIT-in para se Britania e Madhe formalisht të fillojë procesin për largim nga BE.

Duke e pranuar kohën e nevojshme të Britanisë së Madhe, nuk besoj që do të jetë “kohë e gjatë” shtoi ajo, raporton BBC, transmeton gazetablic.com

Merkel do të takohet me Presidentin Francez dhe Kryeministrin Italian më vonë në Berlin, dhe në rend të parë të ditës kanë një negocim të shpejtë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Shefi i Financave në Britaninë e Madhe ka lëshuar një deklaratë si përpjekje për t’i qetësuar tregjet.

Aksionet në Britaninë e Madhe kanë mbetur në ankth në prag të votimit, dhe deklarata e Kancelares, George Osborn-it duket t’i ketë ndihmuar në zvogëlimin e rënieve të tjera të mëdha në aksione dhe në funte, raporton BBC.

Sekretari Amerikan i Shteti John Kerry ka thënë se “marrëdhënia speciale” e vendit të tij me Britaninë e Madhe do vazhdoj të mbahet.

“Vota nuk doli ashtu siç e kemi pritur unë dhe Presidenti Obama, por kjo është demokracia” – ju tha ai reporterëve në Bruksel.

Të enjten e kaluar, Britania e Madhe votoj 52 me 48 në favor të largimit nga BE-ja.

(Kosova Sot)