Lekaj godet VV'në: Nuk luhet me kufij e flamur, çka bën nesër nëse ai flamur largohet

  • 27 June 2016 - 23:38
Lekaj godet VV'në: Nuk luhet me kufij e flamur, çka bën nesër nëse ai flamur largohet

Demarkacioni nuk mund të ratifikohet, edhe nëse Zoti i jep krahë presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit Isa Mustafa, ka paralajmëruar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

“Në Kosovë nuk është çudi që përzihen kompetencat. Nuk është punë  e Thaçit të japë ultimatume të tilla”, ka thanë Lekaj në televizionin lokal.

Ai ka shtuar se ratifikimi i Demarkacionit nuk do të bëhet në asnjë mënyrë, duke shtuar se AAK do të kthehet në Kuvend të mos e lejojnë ratifikimin e Demarkacionit.

“Na kemi thënë që Marreveshja duhet të kthehet nga fillimi, dhe se komisioni i Demarkacionit bashkë me Qeverinë duhet të shkarkohen, sepse të dyja kanë përgjegjësi”, është shprehur Lekaj.

Ai ka folur edhe për  veprimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka 'vendosur' vetë se ku është  vendi ku e ndanë Kosovën me Malin e Zi.

“Kufiri nuk mbrohet me shtiza dhe me tabela ‘mirë se vini në Kosovë’, sepse duhet të mbrohet pastaj shtiza dhe flamuri, pasi që e vendosë”, ka thënë Lekaj. 

(Kosova Sot)