Dhunonte fëmijët e mitur, arrestohet kryefamiljari

  • 29 June 2016 - 13:27
Dhunonte fëmijët e mitur, arrestohet kryefamiljari

Një kryefamiljar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi akuzohet se ka dhunuar fëmijët e tij. Sipas burimeve policore, në pranga ka përfunduar shtetasi Arben Hajdinllari, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal për dhunën në familje.

Bëhet e ditur se 50-vjeçari keqtrajtonte vazhdimisht 2 fëmijët e tij të mitur, vajza 12 vjeçe dhe djali 7 vjeç, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj tyre.

Policia ka njoftuar se pas arrestimit është plotësuar edhe kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të  mbrojtjes së menjëhershme.

Mësohet se materialet në ngarkim të 50-vjeçarit i  kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Keqtrajtim i të miturve”.

(Kosova Sot)