Qeveria miraton vendimin për pikë të përbashkët kufitare me Shqipërinë gjatë verës

  • 29 June 2016 - 13:34
Qeveria miraton vendimin për pikë të përbashkët kufitare me Shqipërinë gjatë verës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për pikë të përbashkët të kontrollit kufitar me Republikën e Shqipërisë, në sezonin veror.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar edhe Koncept dokumentin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Shëndetësi. Ky Koncept dokument adreson nevojën e rregullimit të çështjeve bazike në sektorin e shëndetësisë në Republikën e Kosovës.

“Ky rregullim do të sigurojë ofrim të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Përmirësimi i cilësisë dhe efektshmerisë së shërbimeve shëndetësore, është një nga prioritetet kryesore strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar edhe një sërë vendimesh tjera.

(Kosova Sot)