Putin dhe Erdogan kanë theksuar se duhet ringjallur marrëdhëniet ruso-turke

  • 29 June 2016 - 13:41
Putin dhe Erdogan kanë theksuar se duhet ringjallur marrëdhëniet ruso-turke

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Tajip Erdogan në një bisedë telefonike e cila zgjati rreth 40 minuta kanë shprehur gatishmërinë për të ringjallur marrëdhëniet e tyre dhe për të luftuar kundër terrorizmit.

Në bisedimet e para të drejtpërdrejta në mes të dy udhëheqësve që prej rrëzimit të avionit rus mbi kufirin turk-sirian, në nëntor të vitit të kaluar, raporton Reuters

Putin dhe Erdogan gjatë bisedës kanë theksuar se është e nevojshme për të marrë hapat e nevojshëm për të ringjallur marrëdhëniet ruso-turke.

Një bisedë telefonike është zhvilluar pas letrës që Erdogan i ka dërguar Putinit, të hënën rreth rrëzimit të avionit.

Diskutimi i dy presidentëve ishte planifikuar më parë dhe vjen vetëm disa orë pas sulmit terroristë në aeroportin Ataturk në Stamboll që la të vdekur 41 persona dhe të plagosur 239 të tjerë.

(Kosova Sot)