Sulmet në Stamboll, Basha: Lajm i rëndë për çdo shqiptar

  • 29 June 2016 - 14:19
Sulmet në Stamboll, Basha: Lajm i rëndë për çdo shqiptar

Pas sulmeve terroriste në Stamboll, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai është shprehur se, “sulmi terrorist në aeroportin e Stambollit që ka marrë dhjetëra jetë të pafajshme është një lajm i rëndë për çdo shqiptar”.

“Në këto orë tronditëse për Turqinë dhe qytetarët e saj shpreh solidaritetin tim dhe të opozitës shqiptare me popullin dhe autoritetet e Republikës së Turqisë. Mendimet dhe lutjet tona janë për familjet e viktimave të pafajshme dhe jetët e shëndetin e të lënduarve”, është shprehur kryetari i opozitës.

Ndërkohë është rritur numri i viktimave të sulmeve në aeroportin e Stambollit. Autoritetet vendase kanë deklaruar se numri i të vrarëve ka arritur 41, ndërsa i të plagosurve në mbi 230.

(Kosova Sot)